E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Bota

Cameron, beteja me brexit

Ndërsa shtohen gjithnjë e më shumë zërat, edhe brenda konservatorëve që mbështesin daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kryeministri britanik David Kameron tha gjatë fjalës së tij në parlament se largimi nga unioni do të kishte një impakt negativ në ekonomi. Kameron shtoi se nëse britanikët votojnë pro daljes gjatë referendumit, kjo do ta dobësonte edhe më shumë shtetin e tyre.

“Nëse Britania e Madhe del nga zona euro, kjo do të kishte një impakt shumë negativ në ekonomi. Vendi përballet me zgjedhjen për t’u bërë edhe më i madh e i fuqishëm brenda unionit, ose të qëndrojë në errësirë duke dalë jashtë BE, nën iluzionin për më shumë sovranitet.”

Ndërkohë më shumë se 100 parlamentare konservatore,  disa prej të cilëve dhe në kabinetin Kameron kërkojnë daljen nga unioni. Me herët kryeministri mori nje goditje nga kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, qe deklaroi se do të udhëhiqte këtë fushatë kundër qëndrimit në BE. Sipas tij, vendi do te kishte një te ardhme me te mire jashtë familjes europiane. Ndërkaq, gazeta “Financial Times” ka raportuar se gjysma e 100 kompanive me te mëdha te vendit po përgatiten te mbështesin fushatën e shefit te qeverise për te mbetur pjese e unionit.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë