E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:54 Në vijim ora 03:54: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Video · Politikë

Bllokimi i Vetingut, Calavera takon ambasadorët

48 ore para se vëzhguesit ndërkombëtare te publikojnë rekomandimet për kandidatet qe do te bëjnë vettingun, është zhvilluar mbledhja e dyte e bordit menaxhues te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit.

 

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ka qene pjesë e kësaj mbledhje e po ashtu edhe ambasadoret Donald Lu e Romana Vlahutin.

 

Reklamë

Kjo mbledhje e bordit behet ne kulmin e debatit mes ministrit te drejtësisë Petrit Vasili dhe Brukselit për kushtetutshmërinë e kësaj strukture te Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit

 

Me herët shefja e ONM-së Calavera e cila është edhe drejtoreshe për Ballkanin Perëndimor te zgjerimit ne Komisionin Europian ka zhvilluar një takim edhe me ambasadoret e vendeve anëtare te BE, ku mësohet se është diskutuar edhe situata politike ne vend

 

Sipas kushtetutës vëzhguesit ndërkombëtare kane afat deri te premten për te publikuar një liste me rekomandime për kandidatet për organet e vettingut.

 

Me pas dy listat e avokatit te popullit dhe lista e ONM dërgohen ne parlament për te votuar njerëzit e vettingut por duket e vështire qe deri atëherë te zgjidhet ngerci i krijuar për shkak te bojkotit te opozitës

Më shumë video

Reklamë