Subscribe

Drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, përmes një letre të hapur, shpjegon funksionimin e bordit drejtues të ONM-së. Ajo thekson se kjo trupë ka natyrë tërësisht administrative.

 

“Pas letrës nga Komisioneri Hahn, në vëmendje të Kryeministrit, më është kërkuar të japë shpjegime të tjera, në shtesë të atyre që kam dhënë më parë. Bordi Drejtues i ONM-së ka natyre tërësisht administrative. Synimi i Bordit mund të krahasohet me ato të njësive të menaxhimit të projekteve dhe ka për qëllim të lehtësojë punën e përbashkët të Komisionit Europian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin tim.”

 

Calavarea shpjegon se rekomandimet mbi përzgjedhjen aktuale të kandidatëve për anëtarë të Vettingut, do bëhen nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

 

“Më lejoni të nënvizoj se çdo rekomandim që lidhet me përzgjedhjen aktuale të kandidatëve për formimin e organeve të Vettingut dhe të ardhmen e këtij procesi, do të kryhet nga vëzhguesit ndërkombëtarë, që janë ose do të emërohen nga ONM. ONM është tërësisht një operacion jo-ekzekutiv, qëllimi i vetëm i të cilës është monitorimi dhe sigurimi i rekomandimeve përgjatë procesit të Vettingut. Të gjitha vendimet ekzekutive i përkasin institucioneve të Shqipërisë”.

 

Letra e drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vjen pas qëndrimit të ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili, i cili e ka quajtur Bordin e Menaxhimit të ONM-së një mekanizëm antikushtetues.

 

Sipas tij, në Kushtetutë nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi Menaxhimi të ONM.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *