Përcaktohet pesëshja e anëtareve qe do te gjykojnë gjyqtaren e pezulluar te Gjykatës se Lartë, Majlinda Andrea. Kryesuese e seancës u caktua Evelina Qirjako, ndërsa anëtare janë Artan Zeneli, Shkelzen Selimi, Ardian Dvorani dhe Mehdi Bici. Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur tashme hetimet për gjyqtaren Andrea, me akuzën e “korrupsionit pasiv”. Së bashku me gjyqtaren do të gjykohet për të njëjtën vepër edhe bashkëshorti i saj, Odhisea Andrea, i cili vijon të jetë në kërkim nga policia. Në akuzë janë gjithashtu edhe Ilia Çabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi. Nga hetimet rezulton se, për të përfituar një vendim të favorshëm per nje çështje pronësie, janë paguar tek bashkëshorti i gjyqtares, 50 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *