Anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të përzgjidhen me anë të shortit në datën 4 dhjetor. Njoftimin e dha Presidenca, e cila sqaroi se organet kompetente kanë dërguar listën me emrat që janë në garë.

 

“Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në njoftim.

 

Hedhja e shortit do të organizohet në orën 11.00 në Presidencë. Anëtarët që do të zgjidhen do të ushtrojnë detyrën e tyre përgjatë vitit 2021.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *