E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Caktohet data/ GJKKO vendos për “Fatmir Mediun” në 27 korrrik

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar datën 27 korrik për mbajtjen e seancës për të vendosur nëse do të rihapen apo jo hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

 

Gjyqtar i çështjes do të jetë Erjon Çela.

 

Reklamë

Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për rihapjen e çështjes ndaj Mediut dhe vendosi t’ia dërgojë aktet e kësaj çështjeje GJKKO-së.

 

Ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ka imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë