Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dekretuar 12 prillin e vitit 2020, datën kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

Data e zgjedhjeve të parakohshme, Pendarovski e vendosi pas takimit që pati me liderët kryesor të partive politike.

 

Kryeministri Zaev deklaroi pas takimit se data e zgjedhjeve u vendos me konsensus mes palëve.

 

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”

 

Kreyeministri Zaev vendosi që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme pas vendimit të fundit të Këshillit Eeuropian, I cili vendosi që të mos I hapë negociatat për anëtarësim në BE të Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë.

 

Ndërkohë në 3 janar në Maqedoni pritet që të formohet qeveria teknike dhe Zaev të japë dorëheqjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *