Subscribe

Kreu i policisë se shtetit ka mbledhur drejtuesit e strukturave qendrore dhe te atyre vendore nga te cilët ka kërkuar angazhim maksimal ne luften ndaj krimit. Sipas Haki Çakos, puna e uniformave blu duhet te përqendrohet se pari ne goditjen e veprimtarive kriminale dhe sekuestrimin e aseteve.

 

“Detyra kryesore që ka policia në këtë fazë është hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale, që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lendeve narkotike. Sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si: pasuri të paluajtshme, ndërtesa, toka, makina, hotele, lokale, investime ne shoqëri te ndryshme biznesi etj.”

 

Drejtori i Përgjithshëm beri te ditur se ne funksion te realizimit te këtij objektivi pranë çdo drejtorie qarku, do te ngrihet task forca e posaçme. Çako e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit me Doganat, Aluiznin, Hipotekat, por edhe Shërbimin Informativ Shtetëror, per te identifikuar pasuritë qe mund te kenë rrjedhur nga krimi. Çako paralajmëroi edhe drejtuesit e policisë qe shkelin ligjin dhe bashkëpunojnë me krimin.

 

“Secili nga ne duhet ta ketë të qartë se cilin krah do të mbajë. Ose me policinë, ose me krimin. Me të dy krahët nuk do mundë dot askush të vazhdojë me tej. Në bashkëpunim me SH.C.B.A-në, me SHISH, prokurorinë me agjencitë e tjera ligjzbatuese si dhe me ndihmën e vyer të partnerëve edhe në policinë e shtetit do të ketë dhe do të ndodhë me patjetër vetingu. Ndaj, secili prej jush të bëjë analizat e duhura, të identifikojë dhe të ndëshkojë cilindo punonjës policie, qe nuk është në anën e ligjit, por bashkëpunon e ndihmon trafikantët.”

 

Takimi me drejtuesit e policisë vjen pas ultimatumit te kryeministrit Rama, i cili kërkoi qe te nise sa me pare goditja e kokave te krimit, si dhe te behet sekuestrimi i pasurive te tyre ne te gjithë territorin e vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *