Drejtori I Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi se të gjitha strukturat e emergjencave janë në terren dhe po merren me strehimin e banorëve shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti I 26 nëntorit.

 

I ftuar në studion e edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus, Çako pohoi gjithashtu se emergjencat nuk I kanë pajisjet e duhura dhe se po pubohet për modernizimin e tyre.

 

Intervista e Plote

Cili është fokusi I emergjencave civile që ju drejtoni në këtë moment?

 

Së pari faleminderit për ftesën! Më duhet të them se situate e Emergjencës Civile ose gjëndjes së jashtëzakonshme të shpallur me vendim të qeverisë shqiptare në tre qarqe ose rajone të Tiranës, Durrësit e Lezhës, pas tërmetit të 26 nëntorit është një situatë e cila ka angazhuar dhe ka marrë përsipër të menaxhojë post tërmetit, I cili ka shkaktuar pasoja të rënda qoftë në jetën e njerëzve, mbi 50 jetë qytetarësh të humbura, rreth 800 të tjerë të dëmtuar të plagosur, që kanë marrë ndihmën mjekësore dhe që po vazhdojnë jetën normale. Por dhe dëme të konsiderueshme në banesa në objekte dhe në gjithçka tjetër.

 

Pra është një gjendje që I kalon kapacitetet e një strukture normale të strukturës që ju drejtoni. Prandaj u pyeta se cili është fokusi juaj? Cila ëshë puna juaj si emergjencë civile në këto moment kur I gjithë shteti ka vënë në funksion edhe struktura të tjera?

 

Është fusha e drejtëpërdrejtë e agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Në përputhje dhe me direktivën që qeveria kishte kohë që kishte dhënë me rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes civile në vend. Por dhe në ngjashmëri të plotë me vendet e tjera të BE dhe Rajonit për rritjen e kapaciteteve por dhe reagimit të të gjithë institucioneve, strukturave e subjekteve të cilave do të duhet të ishin koshientë me përballkimin e fatkeqësive natyrore e sidomos të tërmeteve. Pasi dihet që Shqipëria është një vend tektonikisht I ekspozuar ndaj tërmeteve. Në këto kushte strukturat e emergjencave civile qofshin këto në tërësi, Agjencia Kombëtare pranë Ministrisë se Mbrojtjes, por edhe të gjitha strukturat e tjera pranë prefekturave pranë Bashkive janë angazhuar tashmë tërësisht dhe në fokus të plotë në fazën tejtër të dytë të menaxhimit të kësaj situate që ka të bëj qoftë me sistemimin, strehimin dhe akomodimin e qytetarëve të cilët janë të pastrehë pas tërmetit por edhe me të gjithë elementët e tjerë si pjesë përbërëse të shtabeve të emergjencave të ngritura në të treja qarqet ku bëhet tashmë vlerësimi I dëmeve të banesave dhe gjithë objekteve të tjera.

 

Zoti Çako sa njerëz ka në dispozicion Emergjenca Civile?

 

Më lejoni të shpejegohem se Emergjencat Civile ose Emergjencat Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk është një ushtri, e cila fokusohet dhe ndërtohet si e tillë që duhet të funksionojë si një e vetme. Duke qenë një fenomen që reagon dhe sjell pasoja për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, mbrojtja civile është një sistem. Ç’ka duhet të them që çdo element çdo institucion, çdo qytetar është në funksion menjëherë sipas nevojave. Shndërrohet menjëherë në strukturë sikurse janë strukturat operacionale qofshin këto të FA, të Policisë së Shtetit të Shëndetësisë etj.

 

Sfidat më të mëdha të Emergjencave Civile në këto kohë kanë qenë ato të përmbytjeve apo raste të tjera por shumë më të vogla se kjo e tërmetit. Çfarë mësimi po nxirni nga tërmeti?

 

Sigurisht që çdo fatkeqësi bëhet objekt I analizave të detajuara të thelluara në qelizë për të gjitha pasojat që sjell por dhe bën të domosdoshme rritjen e vëmendjes për të rritur kapacitetet. Qofshin këto kapacitete të burimeve njerëzore porn ë mënyrë të veçantë edhe të teknologjisë për të qenë në përputhje me të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe të BE. Më duhet të them që Qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë miratuar në Korrik të 2019 Ligjin për Mbrojtjen Civile. Ai ka një sërë elementësh të detajuar pikërisht për çështjen e menaxhimit të krizave të fatkeqësive natyore. Ka krijuar bazën e nevojshme ligjore për një strukturë më të zgjeruar të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ky është një process I cili nuk mundet të bëhet në një kohë shumë të shpejt ashtu sikundër të gjitha isntitucionet e shtetit shqiptar por edhe subjektet qofshin këto private apo shtetërore apo individë, do të duhet të marrin të drejtat dhe detyrat e tyre në rastin e një fatkeqësie.

 

Ju jeni në dijeni në lidhje me polemikat që pati para disa ditëve në opinionin public në lidhje me nivelin e pajisjeve të Emergjencave Civile. A keni një reagim për këtë?

 

Reagimi është I qartë. Normal që niveli jonë I pajisjeve nuk përkon me nivelin e vendeve të tjera të BE ndaj dhe ne jemi në një process të tillë për të modernizuar. Ne kemi hartuar projekt konkret lidhur me komplementimin e këtyre strukturave, sidomos për kërkim-shëptimin jemi në kontakt me të gjithë partnerët tanë për të mundësuar pajisjet e kërkim-shpëtimit por dhe në reagimin e barazvleshëm pse jo me këto vende. Por më duhet të sqaroj dhe diçka pothuajse në të gjitha vendet e BE por dhe të rajonit ndodhja e fatkeqësive të tilla dhe e tërmeteve me kapacitet të tilla e bën të domosdoshëm ndërhyrjen nga të gjitha vendet e rajonit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *