“Filma artistik me regji” që nuk kanë lidhje me realitetin. Kështu i ka cilësuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, materialet e publikuara nga emisionet investigative pak ditë më parë në kanalin televiziv Rai në lidhje me trafikun e armëve përmes liqenit të Shkodrës, si dhe investigimet e mediave britanike mbi financimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri nga ISIS. Çako premtoi rihapjen e dosjeve të vrasjeve të pazbuluara në vite në të gjithë vendin. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë theksoi se shumë shpejt do të goditen autorët e krimeve të fillim vitit 2016- et. Mësohet se gjate mbledhjes me dyer te mbyllura me drejtuesit e Policisë se Shkodrës, Cako theksoi rëndësinë e fillimit te punës per parandalimin e kultivimit te kanabis sativës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *