E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Cakaj uron Qeverinë e re të Kosovës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me anë të një postimi në twitter, uroi krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kryediplomati, ka përgëzuar krijimin e Qeverisë, nën udhëheqjen e Kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe po ashtu ka uruar Ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, për marrjen e detyrës.

“Ne riafirmojmë përkushtimin tonë për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona dhe për të ruajtur orientimin pro Bashkimit Evropian dhe pro amerikan.”– ka përfunduar Cakaj postimin e tij.

Reklamë

Qeveria e re e Kosoves e drejtuar nga Avdullah Hoti mori kete te merkure 61 vota ne parlament.

Vazhdo të lexosh

Reklamë