Edhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj përshëndeti krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Në “Facebook”, ai deklaroi se tani duhet të nisin bisedimet me qeveritarët e rinj për të zhvilluar një program të përbashkët që është në të mirën e të dyja vendeve.

 

“Suksese VV dhe LDK në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës! Në sfidat e shumta që qëndrojnë para nesh, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm! Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverine e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve.”

 

Mesazhe përshëndetëse përçuan këtë të dielë edhe presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama e kryetari i PD, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *