E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj takon ministrin e Jashtëm të Omanit: Lobim i përbashkët për njohjen e Kosovës

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Gjermani, për të ndjekur punimet e Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

 

Pak para nisjes së kësaj konference, Ministri në Detyrë Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah.

 

Reklamë

Në takim, kreu i diplomacisë shqiptare ka falënderuar homologun e tij për mbështetjen e dhënë në njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 

Të dy ministrat janë dakordësuar për një veprim të mëtejmë të përbashkët për të lobuar për njohjen e Kosovës edhe nga shtete të tjera.

 

Nëpërmjet një reagimi në facebook sa i përket takimit të zhvilluar, Cakaj theksoi: “Po ashtu, folëm për finalizimin e një varg marrëveshjesh dypalëshe për të shtuar konsultimet diplomatike dhe rritur ndërveprimet ekonomike.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë