E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj: Shtyrja e negociatave në tetor, jo lajm inkurajues për Shqipërinë

Vendimi i Bashkimit evropian për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë në tetor të këtij viti ka sjellë edhe reagimin e ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashthme Gent Cakaj.

 

Reklamë

Në fjalën e tij para mediave ministri në detyrë Cakaj ka deklaruar se lajmi për shtyrjen e negociatave nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë.

 

Sipas tij, vendimi i Këshillit erdhi pasi raporti i KE u publikua me vonesë, duke theksuar se Shqipëria mbetet shpresëplotë për një vendim pozitiv në tetor.

 

“Shqipëria nuk mund të përcaktojë axhendën e vendimmarrjes së Këshillit por mund të përmbushë të gjitha kushtet teknike. Ndaj duke u mbështetur edhe në zotimin e prerë të Këshillit, jo për të diskutuar në tetot nëse negociatat do të hapen apo jo por për të marrë një vendim të prerë, Shqipëria mbetet shpresëplotë për një vendim pozitiv në tetor. Shtyrja e vendimmarrjes sidoqoftë nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. E ka merituar hapjen e negociatave që në qershor të vitit të shkuar. Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar por sidoqoftë që vitin e shkuar Shqipëria ka filluar procesin e screen-it. Që nga viti i shkuar Shqipëria nuk ka humbur asnjë moment në axhendën e saj. Sot më shumë se kurrë në këtë periudhë, përpjekjet tona duhet të shtohen që të sigurojmë një vendim pozitiv në tetor”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë