Subscribe

Qeveria shqiptare nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore  i cili do te zhvillohet të henën në Bosnjë Hercegovinë.

 

Vendimi është njoftuar nga ministri i Jashtem në Detyrë Gent Cakaj dhe shkak është bërë trajtimi që vendi organizator i ka bërë Kosovës. Për shkak se Bosnjë Hercegovina nuk e njeh shtetin e Kosovës presidenti i republikës se Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Bexhet Pacolli janë ftuar pa asnjë referencë ne lidhje me detyrat qe ata mbajne ne shtetin kosovar.

 

“Shqiperia anullon pjesmarrjen ne samitin e seecp ne shenje solidariteti me kosoven. Trajtimi I saj nga organizatoret eshte I papranueshem dhe shkon kunder qellimit per te krijuar nje atmosfere besimi, marredhenie te fqinjesise se mire dhe stabiliteti. Nuk ka bashkepunim pa trajtim te barabarte.”

 

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore qe do te mbahet ne bosnje hercegovine shenonte momentin e marrjes se presidences se ketij procesi nga Kosova.

 

Ky samit do të zhvillojë punimet përgjatë dy ditëve; te henen do te jete takimi i ministrave te jashtem dhe te marten takimi i presidentëve.

 

Por nese presidenti I kosoves hashim thaci dhe qeveria shqiptare e kane refuzuar ftesen per te qene pjese e samitit te Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore; presidenti i republikes Ilir Meta do te shkoje ne këtë samit.

 

Burime nga presidenca bëjnë me dije se kryetari i shtetit do të jetë të martën në Sarajeve për te qenë pjesë e mbledhjes se SEECP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *