Ministri kosovar në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Gjatë vizitës ne Prishtine, Cakaj u takua me Presidentin Hashim Thaçi, i cili i uroi mireseardhjen ne shtepi.

 

HASHIM THAÇI

 

PRESIDENT I KOSOVES

 

Unë mendoj se Ministri Cakaj, me të vërtetë i ka dhënë një dinamikë të re, një shpirt të ri, kësaj fryme, këtij afirmimi, e konsolidimi të shtetit të Kosovës kudo në botë, në çdo instancë ndërkombëtare ku merr pjesë Republika e Shqipërisë. Shpreh mirënjohjen ndaj qeverisë shqiptare te zotit rama dhe të gjithë institucioneve të Shqipërisë për qëndrim unik që kanë për Republikën e Kosovës.

 

Nga ana tjetër, Cakaj theksoi se shqiperia eshte zeri i Kosoves.

 

GENT CAKAJ

 

MINISTER NE DETYRE PER EUROPEN DHE PUNET E JASHTME

 

Kemi qenë të angazhuar në çështjen e njohjeve të Kosovës, me të gjitha kapacitetet që kemi pasur. Jemi munduar ta bëjmë më të mirën, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe po ashtu në forumet shumëpalëshe, jemi kujdesur që aty ku Kosova nuk ka prani, ne të jemi zëri i Kosovës dhe të adresojmë të gjitha çështjet që e ngarkojnë agjendën e saj.

 

Kryediplomati Cakaj zhvilloi edhe një takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë bisedes, palët u pajtuan per rritjen e koordinimit mes qeverive të dy vendeve në funksion të forcimit të rolit të shqiptarëve ne rajon dhe promovimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Me heret Cakaj u takua me homologun e tijGlauk Konjufca dhe me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *