Subscribe

Procesi i dialogut Prishtinë-Beograd ishte fokusi krysor i bisedimeve të dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës. Gent Cakaj deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen Meliza Haradinaj se marrëveshja duhet të finalizohet me njohjen e ndërsjelltë.

 

GENT CAKAJ

MINISTER I  PUNËVE TË JASHTME

“Duke vënë theksin e veçantë dialogun me Serbinë ndamë krejtësisht të njëjtën pikëpamje dhe tri parime janë të panegociueshme viza vizë natyrisht çështja e njohjes së ndërsjellët, respektimi i integritetit territorial të Kosovës dhe tre I rendit kushtetues. Kosova dhe Shqipëria nuk do mend e mbase nuk ka nevojë as për ta theksuar duhet të flasin me një zë jo vetëm karshi zhvillimeve në rajon  por edhe më gjerë.”

 

MELIZA HARADINAJ-STUBLLA

MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME NE KOSOVË

“Rreth dialogut me Serbinë jam e lumtur që me ministrin Cakaj ndaj të njëjtën bindje se është koha për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me Serbinë  për njohje reciproke duke respektuar tri parimet të cilat I përsërisë gjithmonë. Tri parimet e dakorduara me koalicionin qeverisës të Qeverisë Hoti  të cilat janë integriteti territorial, rendi kushtetues dhe karakteri unitar I Republikës së Kosovës.”

 

Kosova dhe Shqipëria sipas Cakaj duhet të kenë politikë të jashtme të unifikuar edhe sa i takon mbeshtetjes per shqiptarët në Malin e Zi  dhe Luginën e Preshevës.

 

“Projekti për bashkimin e ambasadave në Struge, që insistoj që ky projekt duhet të shtyhet përpara me ngulm. Nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetje financiare për shqiptarët e Malit të Zi, marrëveshja e spektrit politik në Luginën e Preshevës ku kemi një dakordim që sa i përket Medvegjës partitë politike shqiptare do të flasin me një zë. Tash më ne kemi filluar një aksion diplomatik për rritjen e  ndjeshmërisë ndërkombëtare për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”

 

Gjatë vizitës e tij në Kosovë ministri i Jashtëm Gent Cakaj pati takime me kryeministrin Avdullah Hoti dhe  me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *