Dy ministra të qeverisë Austriake, kryediplomati Alexander Schallenberg dhe Ministrja e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, Karoline Edtstadler ishin këtë të enjte në një vizitë në Tiranë. Dy anëtarët e kabinetit qeveritar austriak u pritën në takim nga Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Cakaj falenderoi Austrinë për mbështetjen e madhe që I ka dhënë Shqiperisë në celjen e negociatave. Sipas tij, dy ministrat konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet tona dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare. Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.Po ashtu, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19!Mirënjohje Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *