Cakaj në Sarajevë: Do të punojmë për zbatimin e objektivave për anëtarësimin në BE

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj deklaroi se Shqipëria do të përmbushë çdo detyrim për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian.
Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ai zhvilloi një takim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Šefik Džaferović.
“Ndamë pikëpamjen se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një instrument shumë i rëndësishëm i reformave dhe mbylljes së çështjeve dypalëshe në rajon. Shqipëria do të punojë pakursyer për zbatimin e objektivave të nevojshëm në procesin e anëtarësimit dhe ruajtjen e vlerave transatlantike në Ballkanin Perëndimor”, tha Cakaj në “Facebook”.
Gjatë takimit u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e turizmit.




