E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj në Konferencën kundër Terrorizmit: Bashkëpunim për të parandaluar ekstremizmin

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën kundër Terrorizmit të organizuar nga Kryesia Shqiptare e OSBE-së.

Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, kryediplomati Cakaj theksoi se përqëndrimi në shkaqet që mundësojnë rritjen e ekstremizmit të dhunshëm është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Sipas tij, duhet veprim i përbashkët për të ndryshuar shkaqet ekonomike e shoqërore që mundësojnë shfaqjen e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Reklamë

Po ashtu, Cakaj nënvizoi se forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve publike, mediave dhe ndërmarrjeve të ndryshme teknologjike vazhdon të jetë thelbësor për të parandaluar përhapjen e rrëfimeve ekstremiste.

“Për më shumë, bashkëpunimi ynë mbart edhe një vlerë të patjetërsueshme për zbulimin e informacioneve të nevojshme për të parandaluar sulmet e mundshme terroriste.”

Ndër të tjera, ai tha se bashkëpunimi e solidariteti ndërkombëtar janë parakushte themelore për një luftë të sukesshme kundër terrorizmit.

“Përderisa bashkërisht kemi bërë një punë të frytshme, OSBE duhet të forcojë përkushtimin e saj për të parandaluar dhe zhbërë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë