E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Cakaj merr mbështetjen e Vishegradit nga Çekia

Vendet e Vishegradit mbështesin me force integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Qëndrim ky i konfirmuar të enjten nga Praga, ku në takimin e zhvilluar me vendet e Ballkanit Perëndimor, krerët e shteteve dhe Ministrat e Jashtëm ripërsëritën angazhimin për t’i hapur rrugë fillimit të menjëhershëm të negociatave për antarësim me Shqipërinë.

 

Në këtë takim përveç integrimit që ishte kryefjala, u diskutuan edhe hapa konkretë në shërbim të ndërlidhjes infrastrukturore, bashkëpunimit në fushën e energjitikës, sigurisë dhe politikave të mjedisit. Platformë kjo që është në shërbim të zhvillimit të rajonit dhe procesit të integrimit evropian.

 

Reklamë

Gjatë qëndrimit në Pragë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomáš Petříček.

 

Takim gjatë së cilit u dakordësuan një serë hapash konkretë për bashkëpunim në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe marrjes së Presidencës së OSBE-së.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë