Ministri në Detyrë Cakaj zhvilloi një takim në Austri me homologen Karin Kneissl.

 

Në përfundim të takimit me homologen e tij Austriake Cakaj u shpreh se Austria do ta mbështesë Shqipërine në integrimin e saj Evropian. Gjithashtu Cakaj bëri me dije se fokusi i takimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, veçanërisht për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

 

Ministri në Detyrë Gent Cakaj, tha se Austria do t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje diplomatike dhe teknike për kryesimin e OSCE që do të marrë Shqipëria në vitin 2020.

 

Ministrja e Jashtme e Austrisë inkurajoi Shqipërine të çojë përpara reformat e ndërmarra, ku mes të cilave atë në drejtësi si dhe luftën kundër korrupsionit.

 

Në fjalën e saj Karin Kneissl tha se Austria është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë. Ajo vuri theksin në rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare vecanërisht në reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut.

 

Gjithashtu Kneissl vuri në dukje qasjen bashkëpunuese të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në luftën ndaj korrupsionit, trafikut të drogës dhe rritjen e sigurisë së doganave ku nënvizoi se është bërë një progress tejet i mirë. Ajo tha se qeveria Austriake do ta mbështesë Shqipërinë në këto procese.

 

Këto procese reformuese sipas Kneissl do ta bëjnë Europën jug-lindore dhe Bashkimin Europian më të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *