E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj me Várhelyi: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, zhvilloi një takim online këtë të premte me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Ata diskutuan mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Reklamë

 

Në një reagim në “Facebook”, Cakaj bëri me dije se Komisionerit iu kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

Reklamë

 

“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, përfundoi Cakaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë