Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të çështjeve europiane dhe sekretarëve përgjegjës për Europën që I përkasin familjes politike të socialistëve europianë.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Cakaj në një postim në Facebook, ndërsa shprehet se të gjithë ministrat nënvizuan njëzëri faktin se duhet të happen negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

 

Pavarëisht qëndrimit skeptik të disa vendeve të BE, Cakaj thekson se ministrat ndanë qëndrim që ky process të eci paralelisht me procesin e negocimit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

“Sot në Luksemburg u mbajt takimi i përbashkët i ministrave të çështjeve evropiane dhe sekretarëve përgjegjës për Evropën që i përkasin familjes politike të socialistëve evropianë!Në kuadër të përpjekjeve të fundit para takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për të siguruar një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, bashkarisht njëzëri nënvizuam faktin se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e negociimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përderisa disa vende në BE kërkojnë një reformim të brendshëm para zgjerimit të mundshëm, është thelbësore të nënvizohet se procesi i reformimit të BE-së dhe procesi i negociimit për anëtarësim me vendet e Ballkanit Perëndimor mund të zhvillohet në mënyrë paralele. Në fakt, ky ishte edhe qëndrimi i socialistëve evropianë sot pak minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit në Luksemburg”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *