E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj: Mbledhje ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, intesifikojmë marrëdhëniet

Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë një mbledhje ndërqeveritare mes kabineteve të ministrave gjatë këtij viti.

 

Reklamë

Mbledhja është njoftuar nga vetë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, gjatë konferencës së mbajtur me homologun e tij maqedonas këtë të mërkurë në Shkup.

 

“Kemi diskutuar për domosdoshmërinë e thellimit e marrëdhënieve bilateriale, po ashtu nevojës për të zhvilluar mbledhjen ndërqeveritare këtë vit”

 

Por krahas mbledhjes ndërqeveritare, Cakaj u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me çështejn e kufijve të Kosovës.

 

Cakaj tha se kjo është një pyetje që nuk I takon atij, ndërsa theksoi që Shqipëria do të mbështesë pozicionin e Kosovës në këtë process.

 

“Është një pyetje që duhet t’ia drejtoni institucioneve të Kosovës. Shqipërisë i takon ta mbështetë pozicionin e Kosovës në këtë proces.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë