E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj: Kryesia e Shqipërisë në OSBE, shembull i përkushtimit për zgjidhjen e konflikteve

Kryeministri, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Kryetari i Radhës i OSBE-së, Edi Rama, së bashku me Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, udhëtuan drejt Ukrainës, ku zhvilluan një vizitë dyditore.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e zhvilluar, që prej marrjes së Kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria.

Reklamë

 

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se gjatë vizitës në Ukrainë zhvilluan takime të niveleve të larta politike, si dhe vizituan zonat e prekura nga konflikti.

 

“Konfirmuam mbështetjen për misionet e OSBE-së në terren dhe vizituam zonat e prekura nga konflikti, për të dhënë shembullin e përkushtimit të plotë të Kryesisë së Shqipërisë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në përgjithësi.” – theksoi Cakaj në postimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë