E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj i kërkon njohjen e Kosovës ministrit të Serbisë

Nëpërmjet një reagimi në facebook, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se në mbledhjen e sotme virtuale të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i ka kërkuar Ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin Republikën e Kosovës.

 

“Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Në këtë kuptim, njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Cakaj në reagim.

 

Reklamë

Gjithashtu, Cakaj theksoi se është bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Kosovën, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike.

 

“Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi kryediplomati.

Vazhdo të lexosh

Reklamë