Subscribe

Ministri i Jashtem në detyrë Gent Cakaj teksa doli në konference për shtyp pas përfundimit të konferencës mesdhetare në Tiranë bashkë me kreun e OSBE, u ndal tek çeshtja e negociatave duke theksuar se hapja e negociatave nuk eshte e sigurte as ne majin e vitit 2020.

 

GENT CAKAJ

 

MINISTER I JASHTEM NE DETYRE

 

Elementi I pare eshte qe komisioni europian pritet  te perpiloje  metodologjine e re e cila do te perbeje bazen e negociatave per anetaresim ne te ardhmen. Pa ndryshimin e metodologjise nuk do te kete asnje vendimarrje per celjen e negociatave. Elementi I dyte eshte se vet keshilli evropian ka konfirmuar se do te diskutoje ehde njehere per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut   me vulnetin per te pasur nje vendimarrje positive para majit 2020 por gjithsesi kjo eshte nje perpjekje tentative dhe nuk eshte nje garance e perfunduar se brenda ketij harku kohor do te kete nje vendimarrje positive per Shqiperine.

 

Pjese e konferences mesdhetare te OSBE ishte edhe ish-ambasadorja e Gjermanise ne Tirane, Susane Schütz, aktualisht e Ngarkuar Federale për Evropën Juglindore në Ministrinë e jashtme.

 

Schutz shprehu keqardhjen per vendimin negative te Brukselit per negociatat, nderkohe qe theksoi mbeshtetjen e Gjermanise per Shqiperine  si kryesuesja e OSBE ne vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *