E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj entuziast: Merkel, mbështetje absolute për çeljen e negociatave

Ministri në detyrë Gent Cakaj vlerësoi maksimalisht takimin dypalësh mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel pak caste para fillimit të Samitit të Berlinit.

Cakaj shprehu në rrjetet sociale impresionet e tij në lidhje me këtë takim ku ai shoqëronte kreun e qeverisë bashkë me Elisa Spiropalin.

Kryediplomati shqiptar shkruan se Merkel konfirmoi mbështetjen absolute të Gjermanisë për hapjen e negociateve për anëtaresimin e Shqiperisë në BE.

Ai shton mes të tjerash se Berlini zyrtar vlereson progresin në 5 prioritetet kyçe por në mënyrë të vecante punën e bërë për reformen ne drejtësi.

Reklamë

 

Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimor! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë