E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj: Do ta mbështesim koalicionin e Luginës së Bashkuar

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmjen e së hënës kanë mbyllur marrëveshjen e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj e cilësoi një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar”, tha Cakaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë