Cakaj bisedon me ministren austriake për pandeminë dhe integrimin në BE

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj zhvilloi një bisedë online me ministren për BE dhe Kushtetutën në Austri, Karolie Edstadler.
Në fokus të bisedimeve ishin masat e marra për pandeminë, por edhye rikthimi në vëmendje i hapjes së negociatave.
Sipas Cakajt, Austria e mbështet Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt familjes evropiane.
“Biseduam hollësisht lidhur me masat që kanë marrë dy vendet, për të mposhtur pandeminë dhe për bashkëpunimin tonë për të riparuar të gjithë pasojat e saj, sa më parë! Po ashtu, diskutuam edhe mbi përgatitjet e Shqipërisë, për të vazhduar punën e mirë dhe përmbushjen e detyrimeve në procesin e negociatave për anëtarësim në BE! Austria mbështet plotësisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian! Pavarësisht COVID-19, ne kemi ruajtur vëmendjen tek prioritetet themelore në procesin e integrimit evropian!”




