Ministri në Detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj ka zhvilluar një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Christian Danielsson.

Në një postim në “Facebook”, ai bëri me dije se diskutuan veçanërisht se shtimin e angazhimit për plotësimin e gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësimit.

Po ashtu, biseduan edhe lidhur me bashkëpunimin mes Shqipërisë e BE-së në luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe procesin e rindërtimit.

“Nënvizuam veçanërisht faktin, se pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, duhet shtuar angazhimi për plotësimin e të gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësimit. Po ashtu, biseduam edhe lidhur bashkëpunimit mes Shqipërisë e BE-së në luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019. Komunikimi me BE-në në këto rrethana është i vazhdueshëm dhe përparimi drejt BE-së është i sigurt, sikurse fitorja jonë e përbashkët mbi pandeminë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *