Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.

 

Cakaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe nje kontribuese përmbajtësore e tij.

 

“Mbrëmë përkujtuam 70 vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës! Shqipëria, sot, është jo vetëm përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij! Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore. Po ashtu, dje nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *