E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Caka: Për Ballën 2+2 bëjnë gjithmonë 5, mjafton që t’ia kërkojë shefi i tij

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka akuzuar kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla në lidhje me çështjen zgjedhjes së anëtarit të dytë të Kushtetueses.

 

Reklamë

Në një postim në Facebook, Caka shkruan se 4 vakancat në Gjykatën Kushtetuese plotësohen fillimisht nga Presidenti, më pas Kuvendi, nga Presideni e në funs sërish nga Kuvendi.

 

“Për Taulant Ballën, 2+2 bëjnë gjithnjë 5, mjafton që këtë t’ia kërkojë shefi i tij i radhës, por kësaj radhe situata është më e rëndë nga ç’duket! Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, 4 vakancat në Gjykatën Kushtetuese plotësohen sipas kësaj radhe: Vakanca e parë plotësohet nga Presidenti, e dyta nga Kuvendi, e treta nga Presidenti dhe e katërta nga Kuvendi, duke i qendruar korrektë afateve kohore respektive. Mirëpo në llogjikën dhe matematikën e Taulantit (sigurisht i nxitur nga Edi Rama), nuk mjafton vetëm i dyti dhe i katërti, por duan të emërojnë të dytin, të tretin dhe të katërtin. Kësaj po që i thonë “kap ça t’kapësh”!!!”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë