Ish-deputetja se LSI, Silva Caka kërkoi shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt dhe Olta Xhaçkës.

 

Në një postim në “Facebook”, Caka duke u ndalur tek vendimi për vendosjen e policisë ushtarake në aeroport, shprehet se një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin pasi nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

 

Ajo akuzon ministrat se kane injoruar Kushtetuten dhe Kuvendin e Shqiperise.

 

“Së pari, siguria kombëtare është shkelur rëndë me ngjarjen e datës 9 prill dhe për këtë arsye do duhej të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme, të paktën në zonën ku pozicionohet Aeroporti i Rinasit, siç parashikohet në pikën 1 të nenit të mësipërm; Së dyti, ndërhyrja e strukturave të Forcave të Armatosura në një aeroport civil (jo ushtarak), pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është shkelje e rëndë e Kushtetutës; Së treti, injorimi i Kuvendit të Shqipërisë, nuk bën gjë tjetër përveçse fakton edhe një herë, që ai Parlament është ilegjitim dhe këtë e dinë edhe anëtarët e tij, që mbajnë edhe postin e Ministrave; Së katërti, ndërhyrja e strukturave të Forcave të Armatosura, ndodh kur policia e shtetit nuk është në gjendje të rivendosë rendin. Me këtë urdhër, Ministrja e Mbrojtjes, vetëm sa faktoi që forcat e Policisë së Shtetit, janë të paafta për menaxhimin e situatave të tilla; Së pesti, paaftësia e forcave të Policisë së Shtetit, në parandalimin dhe trajtimin e kësaj ngjarjeje, do duhej të pasohej urgjent me dorëheqjen ose shkarkimin e Ministrit të Brendshëm (i cili jo rastësisht është edhe ish-ushtarak); Së fundi, vendimi i Ministres së Mbrojtjes, për të vendosur Policinë Ushtarake dhe Batalionin Special të Forcave të Armatosura në Aeroportin Kombëtar të Rinasit, pa qënë në gjendje lufte, apo pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe për këtë arsye, ajo duhet të shkarkohet!!!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *