E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çahet tubacioni i ujit të pijshëm

Çarja e nje tubacioni te ujit te pijshëm ne nje segment te Unazës nga Piramida deri tek Rruga e Elbasanit, ka shkaktuar përmbytjen e rrugës dhe kaos e trafik ne kryeqytet. Bashkia e Tiranës nisi punimet per riparimin e defektit qe solli rendim ne qarkullimin e automjeteve gjate mesditës se kesaj te marte. Ujësjellës-Kanalizimet sqaruan se rrjedhja e ujit kishte ndodhur gjate punimeve per rrjetin e ri te Ujësjellësit dhe me ndërhyrjen e specialisteve defekti u rregullua. Pavarësisht çarjes se tubacionit, nuk ka patur probleme ne furnizimin e banoreve me uje te pijshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë