Një tjetër rrugë ka shfaqur problem në vendin tonë, ku për shkak të rrëshqitjes së dheut është çarë asfalti.
Siç shihet edhe në video është çarë asfalti i rrugës Skrapar-Përmet, për pasojë prej 3 orësh ka mbetur e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, për shkak të rrëshkitjes së masivëve shkëmbor në rrugë.
Bëhet me dije se që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë afalti i aksit nacional Skrapar-Përmet, një rrugë që ka përfunduar në vitin 2019.
Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan,në afërsi të Përmetit.
Po kështu,prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional.





