E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çahet rruga Dardhë – Boboshticë, në disa segmente kalimi bëhet vetëm në një korsi

Dëmtime serioze janë konstatuar edhe në disa segmente anësore në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë.

Autoriteti Rrugor ka vendosur sinjalistikën kufizuese duke i detyruar drejtuesit e mjeteve të devijojnë kalimin në një korsi, pasi në këto vende ka shkarje të trasesë së rrugës.

Drejtuesit lokalë të autoritetit rrugor në juglindje thanë se pavarësisht investimit të kryer para 6 vitesh, këto segmente kanë nevojë për investime shtesë pasi nuk mund të kryhen punime mirëmbajtje nga firma kontraktore.

Dëmtimet me të mëdha janë vënë re në vendin e quajtur “Muri i Musait”.

Rruga e Dardhës, veçanërisht në fundjavë ka lëvizje të shumta të turistëve të cilët frekuentojnë këtë fshat të njohur turistik./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë