E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Byroja e hetimit pas 12 marsit”

Byroja Kombëtare e Hetimit do te kaloje për miratim pas paketës se ndryshimeve kushtetuese te reformës ne drejtësi. Maxhoranca ka konfirmuar ketë qëndrim pas nje takimi qe kryeministri Rama zhvilloi mbrëmjen e se premtes me aleatin e tij Meta ne Vilen 30. Ne takim merrnin pjese ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ai i brendshëm Sajmir Tahiri. Ndërsa nga partia aleate ishin te pranishëm kreu i grupit te LSI Petrit Vasili, deputeti Spartak Braho dhe ministri i bujqësisë Edmond Panariti. Takimit iu bashkua dhe nënkryetari i kuvendit njëherësh kreu i partisë çame Shpëtim Idrizi. Pas rreth 3 ore diskutimesh, i vetmi qe foli per mediat ishte Ministri Ahmetaj. Ai deklaroi se per byronë e hetimit, do te pritet 12 marsi, kur Komisioni i Venecias te japë konkluzionin e tij për reformën ne drejtësi. Ahmetaj nuk dha detaje te tjera për ketë njësi te hetimit te korrupsionit, ndërsa beri te ditur se ne takim u diskutua edhe për raportin e fundit te FMN-se. Përveç debatit për kohen e kalimit te draftit te Byrosë se Hetimit, çështja tjetër thelbësore e diskutuar nga palët është dhe varësia e kësaj strukture.

Vazhdo të lexosh

Reklamë