Muaji Qershor do të shënojë fundin e stresit për shoferët që drejt jugut përmes Fierit.

 

Në këtë kohë do të hapet një nga korsitë e Bypassit, i cili ka mbetur peng prej 6 vitesh.

 

“Aktualisht kompania po punon nën grafikun e miratuar nga ARRSH dhe jemi duke monitoruar çdo ditë punimet e kryera nga kontraktori. 240 punonjës, janë angazhuar nga kompania për përfundimin në kohë të punimeve ndërsa ato vijojnë edhe gjatë natës. Aktualisht po punohet për ndërtimin e tri urave, asaj të Hoxharës, Semanit dhe Pojanit, në dy prej të cilave pritet që brenda muajit prill të vendosen strukturat metalike- u shpreh Qato.

 

“Është e rëndësishme, që ne t’i qëndrojmë premtimit që kemi bërë. Deri në 30 qershor kjo rrugë të jetë e hapur për mjetet e tonazhit të lehtë, pra që janë autobusët dhe automjetet e vogla. Nuk do jetë e hapur për kamionët dhe në 30 qershor premtimi do të mbahet”, është shprehur ministrja Balluku.

 

Njësoj si rruga Tiranë –Elbasan, edhe projekti i bypassit të Fierit por edhe atij të Vlorës kanë mbetur peng i procedurave dhe fondeve, duke thyer çdo rekord historik të afateve të punimeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *