Subscribe

Muaji nëntor 2019 ishte afati i parashikuar për hapjen e plotë të Bypass –t të Fierit. Por ky afat nuk u arrit , pasi njëra anë e karexhatës, e cila do të qëndronte  e hapur vetëm për dy muaj te verës, qëndroi e tillë gjatë gjithë kohës, cka solli një zvarritje të punimeve.

 

Eshtë kjo një nga arsyet që kreu autoritetit rrugor Ergy Verdho shpjegon  zgjatjen e kontratës me investitorin, deri në korrik të këtij viti.

 

Një tjetër arsye është edhe kërkesa e bashkisë Fier për rishikim të projektit në dy urat me qëllim shmangjen e përmbytjeve.

 

Për këto dy arsye afati i fundit për hapjen e plotë të  By Passit të Fierit do të jetë data 1 Maj. Ndërsa gjatë muajve qershor –korrik do të kryhen pajisja me sinjalistikën e nevojshme.

 

Sipas autoritetit rrugor nga kjo e hënë e deri në fund muajit prill kompania do të kryejë investimin e plotë, me qëllim përfundimin e kësaj vepre publike, punimet për të cilën po kapin një dekadë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *