Pas arritjesh të marrëveshjes për administrimin zgjedhor në Shqipëri, dy përfaqësuesit e opozitës  joparlamentare në Këshillin Politik, Bylykbashi dhe Vasili dolën të parët në deklaratë për mediat.

Të dy kishin në thelb të njëjtën akuze ndaj mazhorancës, tentativën sipas tyre të PS për të kapur komisionet zgjedhore.

OERD BYLYKBASHI

“Opozita propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës, që u refuzua. Administrata zgjedhore do të mbetet sic ka qene dhe kjo formulë që do të aplikohet do të bëhet pas zgjedhjeve. Mazhoranca u përpoqë që të kapte komisionet zgjedhore, u përpoq t’i kapte, nuk ia doli dot dhe u tërhoq”.

Madje sipas Vasilit, arsyeja që PS refuzoi depolitizimin ishte sepse nuk ia doli dot të kapte komisionet zgjedhore.

PETRIT VASILI

“U arrit një dakordësi, identifikim biometrik 100%, një Komision Qevndror të Zgjedhjeve që riformatohet. Propozuam një formulë për depolitizimin e administratës me përjashtimin e administratës, që u refuzua nga Rama dhe PS, megjithatë për këto zgjedhje që vijnë dhe ato lokale komisionet mbeten siç kanë qenë. Depolitizimi do të kryhet vetëm pas tyre. Për të gjithë shqiptarët është e qartë si drita e diellit. Rama donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *