Subscribe

Dalja e opozitës me nje draft alternativ për reformën ne drejtësi, ka ngritur pikëpyetje se çfarë ndodh me procesin dhe punën qe është bere prej muajsh. Nënkryetari i komisionit per reformën ne drejtësi Oerd Bylykbashi sqaron se nuk zerohet puna e bere deri me sot, por reforma ka hyre ne nje faze te re dhe duhen negociata per te gjetur zgjidhjen me te mire.

“Ata kane nje draft, ne kemi nje draft, mundësia me e mire eshte te ulemi te negociojmë dhe te gjejmë zgjidhjen per modelin me funksional. I tyri ne fakt nuk funksionon, është kompleks është shume i rende, është totalisht i ekspozuar ndaj klientelizmit, ndaj koorporatizmit dhe per rrjedhoje edhe korrupsionit. I yni është i thjeshte është i qarte është transparent per shqiptaret edhe është i disiplinueshem, por jep edhe me shume llogari tek publiku.”

Drafti i demokrateve ruan strukturën aktuale te sistemit te drejtësisë ne Kushtetute duke shtuar vetëm nje institucion te ri, dhe krahasuar me paketën e hartuar nga Euralius e Opdat heq 4 nga 11 institucionet qe ata kane parashikuar. E përplasja me e forte mes shumicës e pakicës, duket se do te jete pikërisht arkitektura.

“Sado qe ata mund ta thonë troç se nuk e lejojnë prekjen e kësaj arkitekture, ua themi troç qe do t’ua çmontoje fije për fije dhe ajo qe ne u propozojmë shqiptareve eshte nje arkitekture e thjeshte per nje sistem drejtësie funksional, transparent aspak te korruptuar dhe jo koorporatist.”

Por opozitës ne lidhje me reformën ne drejtësi, nuk i duhet vetëm mbështetja e shumicës, pasi ambasadoret kane qene aktoret kryesore te këtij procesi.

“Ky eshte nje proces ne te cilin ne jemi konsultuar edhe me ambasadoret. Sigurisht qe kane ndare me ne shqetësimet, e per rrjedhoje kane treguar edhe gatishmërinë per zgjidhjet qe ne ofrojmë.”

Te premten komisioni i reformës ne drejtësi, do te mblidhet per te shqyrtuar kapitullin e fundit te draftit kushtetues te hartuar nga Euralius e Opdat dhe mbetet per t’u pare sa i arritshëm është konsensusi kur ne tavoline jane dy drafte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *