Subscribe

Raporti përfundimtar i ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit vendosi nder rekomandimet kryesore masat kundër blerjes se votës, qe lexohet ne Partine Demokratike si nje konfirmim i shqetësimit te saj per zgjedhjet. Per Oerd Bylykbashin, Komisioni i Posaçëm i reformës zgjedhore qe do te ngrihet javën e ardhshme, duhet t’i jape përgjigje shqetësimeve qe ngre ky raport se bashku me 57 rekomandimet per 2 proceset e kaluar zgjedhore.

 

Oerd Bylykbashi: Mbi të gjitha viti 2017 tregoi se është imperativ ristabilizimi i procesit zgjedhor, në mënyrë që zgjedhësve t’u garantohet e drejta e votës.

 

Por si mund te luftohet fenomeni i blerjes se votës? Bylykbashi e ka nje zgjidhje dhe kjo është struktura e famshme per te cilen janë investuar direkt amerikanet.

 

Oerd Bylykbashi: Unë shpresoj që në kuadër të implementimit të reformës në drejtësi, korrupsioni zgjedhor, i cili bëhet objekt pune i SPAK, ta vërë prioritet të kësaj strukture të re, me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, që ta trajtojë korrupsionin politik, i cili që ka element kryesor shit-blerjen e votës, në mënyrë që një numër personash të shkojnë para drejtësisë. Ky është një game changer tjetër.

 

Nje element per te cilin opozita këmbëngul se i jep zgjidhje problematikes shqiptare te proceseve elektorale është përdorimi i teknologjisë ne zgjedhje.

 

Oerd Bylykbashi: Si element i fortë që do të ndryshonte në mënyrë të rëndësishme mënyrën se si do të bëhen zgjedhjet në Shqipëri, duke hequr duart e atyre mijëra komisionerëve të udhëzuar politikisht… që fusin duart e prishin zgjedhjet. Pra është prioritet shumë i madh i PD-së ndaj e propozuam me hapjen e sezonit dhe do t’i qëndrojmë fort.

 

Standardi i procesit zgjedhor dhe liria e votës jane themelore per PD, por Bylykbashi nuk e përjashton hapjen e nje debate per sistemin elektoral. Bylykbashi ka qene pjese e grupit qe negocioi ne vitin 2008 ndryshimin e sistemit, duke risjelle ne vëmendje se klasa politike hoqi dore nga mazhoritari per shkak te rendesise qe merrnin me ate sistem personat e lidhur me krimin apo me mbështetje te madhe financiare. Por sipas Bylykbashit, sistemi mazhoritar është përfaqësues.

 

Oerd Bylykbashi: Po aq sa çke një sistem proporcional si ky që kemi ne, me listë të mbyllur, që i përdorur mirë, pra kur lista centrohet në mënyrë perfekte nga lidershipi i një partie, është shumë përfaqësues, është shumë i suksesshëm dhe ajo listë me rend të mbyllur të përfaqësojë bazën dhe elektoratin dhe të japë rezultat fitues. Ose mund të mos bësh një listë të duhur dhe ajo të japë impakt në zgjedhje e për rrjedhojë, jo vetëm të mos jetë përfaqësues, por të japë një rezultat në rënie të partive politike. Pra veprimi është politik, nuk është sistemi. Nuk ndërrohet trau mbajtës i sistemit kushtetues pse nuk mbyllet dera mirë.

 

Per here te pare, Bylykbashi komenton dhe listën e kandidateve per deputetet me te cilën PD garoi ne 25 qershor.

 

Oerd Bylykbashi: Kam një grup kolegësh sot me të cilët ndihem i nderuar në Parlament, siç do të isha i nderuar të isha me shumë prej kolegeve me të cilët kam punuar katër vite apo në administratën e qeverisjes së PD-së. Jemi para një sfide dhe gjithësecili prej nesh, dhe ata që janë deputetë të rinj, do tregojnë vlerat e tyre në betejën opozitare. Pa u marrë me këtë pjesë, sigurisht që lista ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në qarqe të caktuara dhe kjo sigurisht është e kauntifikueshme. Për këtë arsye edhe kryetari ka marrë përsipër përgjegjësitë, ka thën kjo nuk do të bëhet më, etj. Për këtë arsye ka folur dhe ish-kryeministri dhe lideri historik Sali Berisha.

 

Oerd Bylykbashi është njeriu i reformave zgjedhore ne Partine Demokratike dhe nga tetori ai do te nise betejën me te rëndësishme te opozitës, ate për zgjedhje te lira e te ndershme; beteje qe fillon nga zbatimi i rekomandimeve te raportit qe odihr publikoi ne 28

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *