E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bylykbashi: Qeveria ka uzurpuar pushtetin vendor

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita do të marrë vendim për çështjen e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku dhe atë të Shkodrës vetëm pasi të shprehet presidenti Ilir Meta.

 

I ftuar në studion e Kapital, në Vizion Plus, Bylykbashi akuzoi qeverinë se ka uzurpuar pushtetin vendor.

 

Reklamë

“Opozita do e shpreh qëndrimin e saj pas dekretit të Presidentit. Leren I presidentin të shprehet. Pastaj opozita do të marrë vendim. Nuk kemi një pushtet të zgjedhur por të uzurpuar. Shikoni ODIHR që e thotë qartë që ditën e zgjedhjeve duhet të ketë gjykata për të vendosur ligjshmërinë. Por qeveria nuk e mori parasysh interesin e zgjedhësve. Dekreti Presidentit nuk injorohet por bllokohet nga KQZ.”

 

Ai tha gjithashtu se zgjidhja e ngërçit politik është vetëm ajo e mbajtjes së dy palë zgjedhjeve në të njëjtën ditë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë