E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bylykbashi: PS po rrezikon votimin elektronik

Fjala e fundit për reformën zgjedhore ende nuk është thënë, por opozita akuzon mazhorancen se me depozitimin e njëanshëm te ndryshimeve ne kod, minoi konsensusin.

 

Ne këtë faze, elementi kohe është i rëndësishëm pasi vendos ne rrezik disa çështje, duke nisur nga kushti i opozitës për pilotimin e teknologjisë ne zgjedhje. Për here te pare Bylykbashi sqaron se një grup ekspertesh me përfaqësues nga opozita e mazhoranca për pilotimin ka disa jave qe është ngritur por qeveria po e zvarrit punën e tij duke rrezikuar votimin elektronik.

 

Reklamë

Por pavarësisht nëse reforma votohet apo jo, për opozitën standardet e zgjedhjeve janë ne dorën e qeverise.

 

Seanca e fundit e parlamentit për këtë vit është ditën e premte e deri atëherë te dy palët do te vendosin nëse do ta arkivojnë reformën zgjedhore apo do ti shtyjnë mandatin komisionit për ti dhënë edhe një mundësi kompromisit mes mazhorances e opozitës.

 

 

Më shumë video

Reklamë