Bylykbashi: PS me amendamentet e njëanshme, po minon reformën zgjedhore

Partia Demokratike akuzon PS, se me amendamentet e njeanshme, në mënyrë të përsëritur po minon reformën zgjedhore.
Në një deklaratë për mediat bashkekryetar i Komisionit Parlamentar ad-hoc per Reformen Zgjedhore, në PD, Oerd Bylykbashi është shprehur se ky akt tregon qarte se i vetmi qellim i PS eshte te sabotoje reformen zgjedhore.
Sipas tij Parlamenti mund të votojë vetëm amendamente që miratohen nga Komisoni i Reformës Zgjedhore.
“Veprimi i sotem i Partise Socialiste ka si qellim vetem prishjen e urave te konsensusit per rregulla loje qe pamundesojne riperseritjen e shkeljeve dhe manipulimeve te zgjedhjeve qe konstatoi raporti i OSBE/ODIHR ne 2017. Reforma zgjedhore ka konstatuar se problemet kryesore te zgjedhjeve jane pasoje dhe pergjegjesi e qeverise. Asnje perpjekje nuk eshte bere nga qeveria per te zgjidhur problemin e 1,4 milion leternjoftimeve qe u skadon vlefshmeria deri ne daten e zgjedhjeve 30 qershor 2019, qe perben shumicen derrmuese te zgjedhesve aktive.
Asnje perpjekje reale nuk eshte bere nga qeveria per te vene ne jete projektin pilot te votimit elektronik, si nje mjet kunder mashtrimeve zgjedhore.
Asnje perpjekje nuk ka ne plan qeveria kunder presionit mbi administraten dhe abuzimit me burimet shteterore sic rekomandon ODIHR. Asnje perpjekje nuk eshte bere per te sistemin e plote dhe te sakte te adresave, mungesa e te cilit vazhdon te lejoje manipulimin e listave te zgjedhesve duke importuar zgjedhesit nga nje qytett ne tjetrin. Asnje mase nuk eshte marre qe policia e shtetit te garantoje qe kriminelet te mos prishin procesin, ne te njejten kohe te mos behet vete ajo pale e manipulimit dhe presionit.
Ndersa per problemin numer nje, ate te shitblerjes se votes, Edi Rama dhe drejtesia e kapur prej tij vazhdojne te mbrojne Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe dhjetera funsionare te tjere te larte te PS te interceptuar edhe ligjerisht nga pergjimet e prokurorise ne pazare me kriminelet per te blere vota dhe kercenuar votuesit.
Nga njera ane edhe vete perfaqesuesit e qeverise kane pranuar se keto probleme thelbesore nuk zgjidhen me Kodin Zgjedhor por jane detyre e qeverise dhe ceshtje e vullnetit politk. Minat qe PS po i ve sot reformes zgjedhore, synojne te fshehin mosveprimin e qellimshem te saj per keto problem. Synimi eshte i qarte, pa nje reforme konsensuale, qeveria fsheh pergjegjesite e saj dhe mbron vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve.”




