E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bylykbashi: Programi i PD do të votëbesohet bindshëm më 25 prill

Kandidati për deputet, Oerd Bylykbashi ka bindjen se më 25 prill qytetarët do të votojnë masivisht për Partinë Demokratike.

 

Sipas tij, programi elektoral i PD është një pikë e fortë për të sepse nxjerr shqiptarët nga varfëria.

 

Reklamë

“Pensionistët meritojnë një jetë dinjitoze. Kush është në vështirësi ekonomike ka nevojë për  punësim dhe solidaritet njerëzor, jo për velierë betoni dhe fadromën e shtetit-padron. Programi i Partisë Demokratike që do të votëbesohet bindshëm më 25 prill çliron shqiptarët nga varfëria ku i zhyti Edi Rama dhe hap rrugën drejt një dhjetëvjeçari që do t’u ndryshojë për mirë shqiptarëve  perspektivën e jetës”, tha Oerd Bylykbashi në “Facebook”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë