Grupi i Dialogut mes PS dhe Rithemelimit nisi mbledhjes për të diskutuar mbi çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.

“PD dhe opozita kanë ardhur me draftet e tyre dhe kanë bërë propozimet me çështjet prioritare. Ajo që u la detyrë, ekspertët do të harmonizojnë në një dokument çështjet që trajtohen nga grupi i përbashkët në kuadër të Reformës Zgjedhore.
Do të trajtohen të gjitha çështjet me karakter politik sepse zgjedhjet në të gjitha rastet janë sa vullnet politik ka. Ne kemi për qëllim të kufizojmë vullnetin negativ të qeverisë për të shkatërruar zgjedhjet. Janë 2 elementë thelbësore, rikthimi dhe njëherë tek marrëveshja e 5 Qershorit, mosheqja e koalicionit, të japim listën e hapur të partive politike. Zgjedhësi të ketë të drejtën të zgjedhë se cilën parti brenda një koalicioni do të votojë. Të gjithë të marrin vesh në mënyrë transparente sa vota ka marrë secila parti e koalicionit dhe më pas mbi bazën e këtyre votave, partitë marrin më pas mandatet. Votimi me listën e hapur përcakton dhe më pas se kush nga kandidatët e koalicionit merr mandatin. Ka funksionuar nga viti 2003 e deri në 2020. Koalicioni me listë të përbërë ka prodhuar mundësinë që të ketë rrotacion politik” tha ai Bylykbashi.

Mbledhja e grupit të dialogut po bëhet për caktimin e planit të punës për të çuar përpara reformën në Kodin Zgjedhor.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *