Subscribe

Nënkryetari demokrat i Komisionit per reformën ne drejtësi Oerd Bylykbashi ka sqaruar propozimin e opozitës per procesin e Vetingut, duke iu kundërpërgjigjur akuzave te maxhorances, por indirekt duke iu kundërpërgjigjur edhe ambasadorit amerikan Donald Lu. Bylykbashi thekson se partitë politike nuk kane asnjë rol ne formulën qe ka propozuar opozita, duke vene ne dukje qe PD është tërhequr nga vendet e rezervuara, një model i propozuar nga ndërkombëtaret.

“Dua të theksoj që me propozimin që ne bëmë dje publik, PD ka lëvizur nga propozimi i bërë nga OPDAT dhe Euralius dhe i pranuar prej nesh që në shkurt, i mishëruar edhe në draftin e paraqitur nga Partia Demokratike në muajin maj, i vendeve të rezervuara, një propozim qartazi i ndërkombëtarëve, sipas tyre, në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias. Propozimi që bëjmë sot është lëvizje nga modeli i vendeve të rezervuara por që garanton në mënyrë të plotë zbatimin konsenguent të paragrafit 88, duke garantuar çdo gjë që parashikon Komisioni i Venecias dhe duke qenë i tillë është absolutisht oferta jonë e kompromisit.”

Bylykbashi e ka bere te qarte se opozita nuk e pranon modelin e votës se transferueshme qe mbështet maxhoranca, nje model qe eshte cilësuar ne letrën e diplomatit amerikan si ne përputhje me opinionin e Venecias.

“Ajo që bën Partia Socialiste është se vazhdon të propozojë që nga muaji shkurt votën e transferueshme, e cila në llogaritë e tyre i jep më shumë influencë dhe pushtet maxhorancës sesa opozitës dhe nga ana tjetër përveç që është diçka shumë komplekse dhe që dështon në rrethanat e Shqipërisë, është gjithashtu një formulë e ekspozuar ndaj korrupsionit politik që do ta kthente votën e vetme të transferueshme në një votë të trafikueshme. Unë besoj se kjo do të ishte një goditje jo vetëm për interesin e demokracisë shqiptare por në mënyrë specifike për besueshmërinë dhe pranueshmërinë e produktit të Reformës në Drejtësi.”

Ne mes te betejës se formulave dhe mënyrës se si duhet lexuar opinion përfundimtar i Komisionit te Venecias; ajo qe mund te thuhet eshte se kompromisi per reformën ne drejtësi ende duket larg

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *